Sejdiu dekoron personalitetet e shquara të historisë
Për kontribut të veçantë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve dhe të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dekoroi me urdhrin Hero i Kosovës personalitetet e shquara të historisë, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Shote Galica dhe Azem Galica. Në këtë vendim vlerësohet kontributi i tyre i dhënë për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve dhe të Kosovës, i cili mbetet i një rëndësie të pashembullt. Duke ia kushtuar tërë jetën
luftës së drejtë, ata dhanë shembullin më të mirë të udhëheqësve me vizion për një të ardhme të dinjitetshme të kombit dhe vendit tonë thuhet në përfundim të këtij vendimi.