Halim Kosova: Përjashtohen mjekët që nuk gjenden në punë mbi gjysmën e orarit
kryen për të, mirëpo suksesi i punës sonë varet nga mënyra se si do ti shërbejmë pacientit në 24 orë. Vetëm me kualifikimin e personelit të lartë, pa kualifikimin e personelit të mesëm, kurrë nuk do të arrijmë atë që kërkojmë tha Kosova. Me të drejtë Kosova bëri me dije se çdo para nën tavolinë është problem dhe çdo para mbi tavolinë është zhvillim. Ne jemi në një mjedis spitalor ku informaliteti ka pësuar një goditje të fortë. Kemi optimizmin e duhur. Materniteti Nëna Geraldinë është një provë e fituar por jo e mbyllur, pohoi Halim Kosova. I pranishëm në analizë vjetorë ka qen dhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i cili foli për qartësimin e rolit të qytetarit në raport me sistemin. Institucioni ku jemi është ndër ata që ka ditur të përcaktojë se cili është raporti i qytetarit me këtë strukturë. Thelbi i asaj që po bëjmë ne në të gjithë vendin është që gjithkund ky raport të jetë i qartë. Që çdo qytetar që kontakton me sistemin të dijë mijë çfarë i takon dhe çfarë i detyrohet, pohoi Vasili. Gjatë prezantimi të analizës vjetore u rrit në disa përfundim ku 64% e grave në Maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" në kryeqytet, i kanë sjellë në jetë bebet e tyre me anë të lindjes normale, ndërsa pjesa tjetër kanë kryer operacion cezarian. Kjo shifër u deklarua nga drejtori i spitalit, gjatë analizës vjetore. Gjatë një viti, mjekët obstetër-gjinekologë, realizojnë mbi 6200 lindje, ku 17% e grave vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit. Nga shërbimi i mjekëve të këtij materniteti 5% e pacientëve janë totalisht të pakënaqur, kjo sipas një ankete të realizuar nga vetë spitali. I pranishëm në analizën vjetore, të Maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", ministri i Shëndetësisë, ritheksoi se si në çdo qendër tjetër shëndetësore, sistemi i referimit duhet zbatuar me përpikëri.
Last Updated on E Marte, 16 Shkurt 2010 22:29