Ambasadori holandez: Ideale nëse presidenti zgjidhet në raundin e parë
Pas ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu, i cili deklaroi se presidenti i ri duhet të zgjidhet me raundin e parë, një tjetër diplomat ka bërë të njëjtën kërkesë për forcat politike në Shqipëri.
Nga qyteti i Elbasanit, ambasadori hollandez në Tiranë, Henk G.C. van den Dool, theksoi se presidenti duhet të dalë nga një proces konsensual e gjithëpërfshirës dhe të arrijë të gjejë miratim që në votimin e parë në Kuvendin e Shqipërisë, me 140 vota.
Do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej me 140 vota që në raundin e parë dhe zgjedhja e tij duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Posti i presidentit nuk është politik dhe ai përfaqëson unitetin. Zgjedhja e presidentit duhet të afrojë politikën me shqiptarët pasi, ka shtuar ai.
Ambasadori holandez ka kërkuar gjithashtu përfundimin e reformës zgjedhore dhe parlamentare përpara nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Reforma zgjedhore dhe parlamentare të përfundojnë para Presidentit. Ka ende shumë punë për të bërë mbi reformën zgjedhore, ka shtuar më tej ai.