E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori holandez: Të gjitha problemet Shqipërisë i vijnë nga moszbatimi i ligjit

Share

Ambasadori i Hollandës në vendin tonë, Henk Van nder Dool, gjatë një interviste për gazetën Shqip, ka thënë se problemi më i madh në Shqipëri është mosrespektimi i ligjit.

Për të qenë i sinqertë, problemi më i vështirë që gjej në Shqipëri është mungesa e sundimit dhe respektit të ligjit. Dhe të gjitha problemet që ju përmendët, vijnë si pasojë e mungesës së zbatimit të ligjit. Duhet që institucionet shqiptare të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe të respektojnë zbatimin e ligjit, implementimin, përforcimin dhe sanksionet që ai parashikon, tha diplomati holandez.

Ambasadori tha se tanimë duhet kuptuar se tranzicioni duhet mbyllur. Nuk është më e udhës që politikanët të merren me të shkuarën për të pyetur se nga vijnë njerëzit, çfarë ata apo familjet e tyre bënin gjatë regjimit komunist. Ata duhet të kuptojnë se tranzicioni shqiptar, tashmë 20 vjeçar, duhet të mbyllet, tha Van der Dool.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›