E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Sot në Kuvend u krijua Partia e Plehut

Share

Kryeministri Berisha është shprehur shumë i ashpër në Kuvend me atë që janë shprehur kundër importit të plehrave. Ai ka thënë se sot në Kuvend ka lindur Partia e Plehut, ndërsa ka mbrojturfortligjinpër importin e plehrave, duke thënë se është një detyrim.

Sot shënohet de facto lindja e Partisë së Plehut, pas krijimit të Aleancës së Plehut.Pobëhet gjithçka që të mblidhen vota në plehra dhe të krijohen partiçka nga plehrat. Këta që përpiqen që të ndërtojnë partiçka mbi plehrat, janë të pashpresë.

Ky do të bëjë parti plehu se nuk vjen dot në pushtet. Por e pyes, a nuk more mësim nga dështimi i G 99-ave? Pastaj nxorri faqezinjtë, që u kërkuan shqiptarëve që mos të regjistroheshin.

Por, shqiptarët janë të mençur dhe u treguan atyre që të hyjnë në partinë e plehrave, se në vend tjetër nuk kanë pjesë.

Rama njëherë zgjohet dhe kujton se është Merkel, njëherë Sarkozinë, dhe pse në fakt ai kopjon Ed Miliband.

Ju dështuan me Fiksin e Çakallit dhe tani thoni që të krijojmë një Parti Plehu. Por, ju siguroj që në zgjedhjet e 2013-s do të dilni me 300 mijë vota më pak.

Ky ligj e mbron Shqipërinë nga mbetjet toksike. Sa më shumë të shpifin dhe shajnë këta njerëz për ligjin, aq më lartë do të ngjiten në shtyllën e turpit.

Këta që i kanë varur shpresat tek plehu për të ardhur në pushtet, nuk do ta shohin pushtetin as për 20 vjet.

Kur ju u binit bilbilave në parlament, ne nënshkruanim marrëveshjen e stabilizim-asocimit, që parashikon lirinë e transportimit të mbetjeve. Nga kjo marrëveshje, Shqipëira transporton mbetje në vende të tjera të Bashkimit Europian, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›