Berisha: Sot themelohet “partia e plehut”
Kjo ditë shënon de fakto themelimin e “partisë të plehut”. Pasi u themelua aleanca e plehut u përhap epidemia “o burra se po kërkohet vota në plehra”. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Berisha në seancën e sotme plenare ku po diskutohet në lidhje me ligjin për menaxhimin e mbetjeve.
Sipas kryeministrit Berisha ligji për mbetjet mbron Shqipërinë nga mbetjet toksike ndërsa i cilësoi deklaratat e deputetëve socialistë si shpifje.
“Thelbi dhe qëllimi i ligjit është mbrojtja nga mbetjet toksike. Por le ti shohim gjëra jashtë shpifjeve dhe sharjeve sesa ju sa më shumë shpifet aq më lart ecni në shtyllën e turpit” ka shtuar Berisha.
Më tej kryeministri Berisha tha se opozita nuk ka alternativa për t`i paraqitur shqiptarëve por e vetmja rrugë e tyre është krijimi i “partisë së plehut”.
“Ky ligj i imponon qeverisë të përjashtojë me vendim të parlamentit të gjitha plehrat toksike. Ky ligj i imponon qeverisë që mbetjet jo toksike të lejohen të importohen jo si u vendos në 2003 ku këta zotërinj ishin në pushtet dhe duke zgjedhur partinë e plehur nuk do ta shohin pushtetin edhe pas 20 viteve” ka shtuar Berisha.