E Shtunë, 31 Tetor 2026

DIASPORA I DOREZON ARKIVEN 50-VJECARE PBKD

08/11/2010Tirane 06 nentor 20010 - Partia e Ballit Kombetar Demokrat mori ne dorezim te shtunen arkiven 50-vjecare te aktivitetit te saj ne Amerike i cili iu dorezua nga kryetari i Komitetit ne Diaspore Nihat Bakalli.

Sic e shihni Arkiva e Ballit ne mergim i dorezohet Ballit Kombetar Demokrat tha Nihat Bakalli i pranishem ne ceremonine e dorezimit te materialeve ne seline e PBKD ne Tirane. Me ne fund kjo arkive e kthyer ne Shqiperi po kthen kujtesen e historise demokratike te nje partie me tradite kombetare u shpreh Artur Roshi kryetar i Partise Balli Kombetar Demokrat.

Kjo arkive eshte nje deshmi e rruges se gjate te nacionalisteve shqiptare drejt demokracise tha zoti Roshi. Partia e Ballit Kombetar Demokrat u krijua nga Mithat Frasheri dhe perkrahesit e tij me 31 dhjetor 1945 ne Rexho Emilio te Italise. Qysh atehere PBKD nuk e ka ndalur aktivitetin e saj sic e konfirmojne dhe dokumentet qe ne marrim sot ne dorezim dhe qe do te jene te hapura dhe per historianet dhe studiuesit tha zoti Roshi.

Sipas zoti Roshi arkiva perfshin dokumente gazeta leterkembime libra etj. nje kontejner i plote.

Ky material u mblodh nga Vasil Andoni sekretar i Pergjithshem tha zoti Bakalli duke shtuar se keto materiale jane deshmi e veprimtarise se udheheqesve te partise qysh kur ata u larguan ne mergim ne fund te vitit 1944 kur komunistet moren pushtetin me dhune ne Shqiperi.

Jemi te sigurt se ky material do tu shkoje ne ndihme jo vetem historianeve te paanshem por dhe anetareve te thjeshte te Ballit dhe publikut te gjere duke nxjerre te verteten e Ballit ne Shqiperi e mergim tha Nihat Bakalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›