Hiqen vizat Topalli Dita e sotme eshte Evropa toka e premtuar

TIRAN- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli tha sot se vendimi per heqjen e vizave erdhi si rezultat i punes dhe reformave te guximshme qe ka bere qeveria dhe punes se shqiptareve. Ne nje dalje publike te saj per te pershendetur votimin e ministarve te BE-se Topalli u shpreh e sigurt se shqiptaret do ta shfrytezojne kete mundesi me pergjegjesi.
Vendimi unanim i sotem ashtu si vendimi i Parlamentit Evropian me 7 tetor ishte njohja e progresit te Shqiperise permes reformave te veshtira e te guximshme te ndermarra nga Qeveria Kuvendi si edhe punes te te gjithe shqiptareve ishte njohje e luftes kunder krimit e korrupsionit ishte njohje e sigurise se Shqiperise-u shpreh Topalli
Kryetarja e Parlamentit falenderoi te gjithe deputetet qe sic tha ajome sensin e madh te pergjegjesise punuan dhe miratuan ligje te rendesishme qe ishin kushte per te arritur ne vendimin e sotem.Sot jemi shume krenare tha me tej Topalli sepse levizja pa viza e shqiptareve nuk eshte dhurate por eshte merite dhe shperblim i cdo gjeje te bukur qe Shqiperia ka arritur gjate ketyre viteve.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka pritur sot ne nje takim ne kryesine e Kuvendit kryeparlamentarin e Arabise Saudite Abdullah Bin Muhamed Bin Al Al Sheik.
Pas takimit ata dhene nje deklarate te perbashket per mediat ku theksuan domosdoshmerine e thelllimit te bashkepunimit mes dy vendeve.
Topalli theksoi se vizita e kryeparlamentarit te Arabise Saudite perkon me vendimin historik qe do te merret sot per liberalizimin e vizave per Shqiperine.
Nderkohe kryetari i parlamentit te Arabise Saudite Abdullah Bin Muhamed Bin Al Al Sheik vleresoi marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve duke theksuar se vizita e tij do te kete edhe frytet e saj pozitive.
Delegacioni i Parlamentit Saudit do te pritet neser ora 1105 nga Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe ne oren 1200 nga Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha.
Gjate vizites ne Tirane delegacioni i Parlamentit te Arabise Saudite do te takohet edhe me Ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.