Mbaron numerimi. Pritet rezultati zyrtar nga KQZ

Numërimi i votave për Tiranën është finalizuar me përfundimin e këtij procesi në njësinë bashkiake numër 5. Pas votës së fundit të numëruar ka patur festime nga të dy palët politike që secila pretendon se ka fituar. Situata do të ketë një zgjidhje përfundimtare vetëm pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të japë verdiktin e tij përfundimtar.
Në orët e mbrëmjes ka patur një reagim nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Zëdhënësi i këtij institucioni tha se rezultatat e dala janë paraprake dhe se ajo që është shpallur mund të ndryshojë pasi gabimet njerëzore nuk përjashtohen. Njëkohësisht nga KQZ është dhënë njoftimi se po punohet me procesverbalet dhe menjëherë pas shqyrtimit do të ketë një rezultat final.