E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bellocchio prezanton Të fitosh

Marco Bellocchio

Regjisori italian Marco Bellocchio mbërrin sot në Tiranë. Pasdite, ora 14.30 ai mban një leksion në Akademinë Marubi. Në mbrëmje, ora 20.30 prezanton në Kinema Millenium, në kuadër të Festivalit të Filmit Europian në Shqipëri, filmin e tij Të fitosh (Vincere). Ky film u shpall fitues i dy trofeve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës 2011, për filmin më të mirë dhe për aktoren më të mirë femër, Giovanna Mezzogiorno.

Ndërsa nesër, 6 maj, ora 18.30 regjisori nënshkruan një pllakë qeramike që do të vendoset në sheshin pranë Pallatit të Kulturës Aleksandër Moisiu në Durrës, aty ku do të zënë vend gjithë pllakat e ngjashme që kanë nënshkruar artistët e ardhur në katër edicionet e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në këtë qytet. Me këtë vizitë, regjisori italian shlyen mungesën e vitit të kaluar. Ai ishte i ftuar nga Festivali, por nuk mundi të vinte. Me këtë rast shfaqet në këtë teatër, ora 19.00, filmi i tij Asnjëherë motra.

Arte, stilim, arkitekturë

Ekspozita e arteve figurative, stilimit dhe arkitekturës, EXPO ASA, është e hapur nga dje në hollin e ekspozitave të Universitetit Amerikan të Tiranës. Përmban punimet e të gjithë anëtarëve të klubit të sapokrijuar Arte, Stilim, Arkitekturë.

Ëndrra në papafingo

Sërish komedi, pas Karnavaleve të Korçës, hyn në kalendarin e shfaqjeve të Teatrit të Metropolit. Sonte, ora 20.00, shfaqet premiera Ëndrra në papafingo, komedi me tetë personazhe. Tetë situata në një shtrat. Tetë ëndrra në një shtrat. Tetë aktorë, që dashurojnë brenda një shtrati. Aktorët Natasha Sela, Albana Sançolli, Kastriot Rramollari, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Denis Kurushi, Klesta Shero, Olta Çali, nën drejtimin e regjisorit Erion Isai i cili është kompozuesi i tekstit bazuar te «Dekameroni» i Bokaços dhe Ëndrrat e një nate vere e Shekspirit.

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Klajd Ymeri. Premiera shfaqet falas.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›