E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i KE Shqiperia sukses kunder korrupsionit

Ambasadori i KE-se ne Tirane Ettore Sequi beri dje thirrje qe qeveria te vijoje reformat sic rekomandon edhe raporti analitik per Shqiperine i nentorit te shkuar

Komisioni Evropian permes ambasadorit ne Tirane Ettore Sequi shpreh mbeshtetje ndaj reformave te qeverise ne luften kunder korrupsionit ndersa konstaton se Shqiperia ka bere hapa pozitive ne kete drejtim. Diplomati perendimor beri thirrje qe qeveria te vijoje reformat sic rekomandon edhe raporti analitik per Shqiperine i nentorit te shkuar por vuri ne dukje se per kete duhet nje vullnet i forte politik dhe zbatim i strategjive ekzistuese te luftes kunder korrupsionit. Integrimi i Shqiperise ne BE varet nga plotesimi i kritereve dhe pike kyce mbetet lufta ndaj korrupsionit - deklaroi ambasadori i BE-se ne Tirane Ettore Sequi gjate fjales ne Komitetin kunder Korrupsionit. Sipas tij Shqiperia duhet te dyfishoje luften kunder korrupsionit dhe te beje shume me teper per reformat ne drejtesi. Ai konstatoi se ne rrugen e saj integruese drejt familjes evropiane vendi yne ka ende pune per te bere. Sequi nenvizoi si shume te rendesishem bashkepunimin politik dhe po aq edhe ate mes institucioneve ne vend. Sipas ambasadorit te BE-se kujdes i duhet kushtuar edhe financimit te partive politike.

Ambasadori Sequi i beri deklaratat ne takimin e katert te projektit kunder korrupsionit ne Shqiperi i nisur ne shtator te 2009-s me ndihmen teknike te Bashkimit Evropian dhe Keshillit te Evropes. Ministri i Inovacionit Genc Pollo pjesemarres ne takimin e djeshem tha se qeveria ka arritur hapa te suksesshem ne luften antikorrupsion permes permiresimit te kuadrit ligjor ne perputhje me standardet nderkombetare reformave te vazhdueshme modernizuese por edhe ngritjes dhe forcimit te strukturave te reja me qellim goditjen pa dallim te individeve ose zyrtareve te perfshire ne korrupsion. Ne prag te fushates elektorale ministri u ndal tek transparenca e financimit te partive dhe tek imuniteti i zyrtareve dhe te zgjedhurve. Ky ishte takimi i radhes i projektit te luftes kunder korrupsionit zbatimi i te cilit monitorohet nga Keshilli i Evropes. Objektivat kryesore te projektit jane permiresimi i strategjive dhe politikave kunder korrupsionit nga qeveria shqiptare kontributi per parandalimin e korrupsionit ne sektorin e arsimit duke rritur transparencen llogaridhenien dhe pjesemarrjen sociale ne sistemin arsimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›