Java e Gruas Kuvendi hap dyert per grate artiste
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje nje takim me grate artiste. Ne takimin Krijueset gra te Arteve te Bukura ishin te pranishme pedagoge te arteve te bukura mesuese te Liceut Artistik gra dhe vajza te reja piktore. Topalli pershendeti perzemersisht grate artiste duke theksuar se ne boten shqiptare gruaja artiste ka qene eshte dhe do te jete e pranishme ne atmosferen artistike si artiste me krijimtarine e saj por dhe si subjekt apo teme e artit per te gjithe krijuesit e fushave te tij. Me kete rast ne ambientet e Kryesise se Kuvendit u hap nje ekspozite me piktura te artisteve me te medhenj shqiptare si portreti i Nenes shkodrane nga piktori Simon Rrota portreti i gruas se Lunxherise nga piktori Nexhmedin Zajmi portreti i Rozafes nga piktori Sali Shijaku piktura nga e para piktore femer ne Shqiperi Cezarina Darragjati si dhe piktura te grave artiste te pranishme ne kete aktivitet. Grate artiste falenderuan Kryetaren e Kuvendit per kete pritje te vecante e cila ka ne qender te saj rolin e gruas ne shoqeri art familje dhe kudo. Nen kujdesin e vecante te znj. Jozefina Topalli Kuvendi i Shqiperise po organizon disa aktivitete ne kuader te Javes se Gruas keto aktivitete do te konkludojne me daten 8 mars e cila eshte nje dite e vecante per te gjitha nenat grate dhe te rejat.