Spitali pa skaner qytetaret detyrohen te drejtohen tek privati

Mjeket e Spitalit Rajonal Durres kerkojne nga MSH dhe kreu i saj Petrit Vasili nderhyrjen urgjente per te zgjidhur problemet teknike dhe pajisjen e ketij institucioni mjekesor me keto aparatura
Mungesa e skanerit ka detyruar qytetaret e Durresit tu drejtohen klinikave private duke paguar trefish per kete sherbim. Burime nga ky spital thane per Standard se skaneri duhej te kishte ardhur dhe te ishte instaluar qysh para nje viti fjala ishte per skaner profesional dhe se ne harkun kohor te nje viti duhej te ishte instaluar edhe rezonanca magnetike.
Spitali
Qysh vjet ministri Vasili ne analizen vjetore ka pohuar se pacientet e Durresit nuk kane asnje arsye te dergohen ne Tirane per kurime pasi do te vije skaneri dhe rezonanca magnetike. Por ndersa ceshtja e rezonances magnetike ka nisur te artikulohet nje vit me pare ceshtja e skanerit mbetet nevoje urgjente per bluzat e bardha. Ne Qendren Spitalore Universitare ne Pizza te Italise ka me shume se 4 vite qe skaneri me destinacion spitalin e Durresit qendron i paketuar - thane burime spitalore.
Menjehere pas rikonstruksionit te spitalit te madh te Durresit spitali ne Pizza me ane te nje marreveshjeje i dhuroi spitalit te Durresit skanerin e tipit Siemens qe ne inventar kushton 250 mije euro por qe kjo qender e madhe universitare spitalore ua garantoi falas pacienteve te qytetit bregdetar. Sihariqi i ministrit Vasili u prit shume mire nga pjesa me e madhe e bluzave te bardha dhe pacientet pasi jane keta te fundit qe paguajne 15 mije deri ne 25 mije leke per te bere nje skaner tek privati nderkohe qe po te realizohet skaneri ne mjediset e spitalit pacienti paguan vetem 2 mije leke.
Mungesa
Interesimit nga gazeta Standard lidhur me arsyen se pse skaneri ne Pizza nuk lejohet te transportohet per ne Durres burimet spitalore iu pergjigjen se mbetet te zgjidhet nje problem teknik. Perpjekja e fundit eshte bere dy vite me pare nderkohe qe drejtori i spitalit asokohe pasi qendroi disa dite ne Itali u kthye duarbosh. Por nga shkurti i vitit te shkuar e deri me tani asgje nuk ka levizur ne kete drejtim ndersa pacientet vijojne te kryejne te njejtin itinerar si dhe para deklarimit per tu kuruar ne menyre me te kualifikuar ne Tirane. Skaneri i markes Siemens i dhuruar per spitalin e Durresit ne kuader te ndihmes falas nuk dihet se nga kush dhe perse pengohet. Mjeket e Spitalit Rajonal Durres kerkojne nga MSH dhe kreu i saj Petrit Vasili nderhyrjen urgjente per te zgjidhur problemet teknike dhe pajisjen e ketij institucioni mjekesor me pajisjen e shumepritur.