E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Klosi Pse jemi kunder NATO-s

Partia Socialiste akuzoi dje qeverine dhe Kryeministrin Berisha se e ka kthyer Shqiperine ne nje qender te kontrabandes se paligjshme te armeve pavaresisht deklaratave nga ana e mazhorances dhe perkatesisht te ministrit te Mbrojtjes Arben Imami se kjo shitje armesh eshte ne zbatim te marreveshjes se nenshkruar se nenshkruar me NATO-n. Sikur te mos mjaftonin aferat e korrupsionit te cdo ministri ne pushtet sot del ne pah nje tjeter e vertete e frikshme. Shqiperia nen sundimin e Sali Berishes eshte transformuar ne nje qender te kontrabandes se paligjshme te armeve duke furnizuar me arme e municione disa nga regjimet me despotike e kriminale sot ne bote - tha Klosi. Per sekretarin e Pergjithshem te PS-se faji i te gjithe kesaj ceshtjeje i takon vetem Kryeministrit Berisha dhe qeverise se tij e cila sipas Klosit po furnizon me arme terrorizmin. Dhe fajin per kete e ka Saliu dhe vetem Saliu qe i ka dhene bekimin e tij kesaj tregtie te piste. Per faj te Saliut e per turpin e te gjitheve Shqiperia sot te furnizoje me arme edhe levizje terroriste e fondamentaliste qe luftojne sot kunder interesave te partnereve e vendeve mike te Shqiperise - deklaroi Klosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›