E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Kosovës në SHBA, padiplomë

Akan Ismaili

Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismaili, nuk ka diplomë universitare. Një gjë të tillë e ka zbuluar televizioni kosovar Kohavizion. Por, ndërkohë ligji është i paqartë dhe nuk sanksionon të drejtën e kandidatit të aplikojë për pozitën e ambasadorit pa diplomë.

Opozita në Kosovë vazhdimisht ka kritikuar qeverinë për politizim të këtij procesi dhe përzgjedhjen të papërshtatshme të kandidatëve për ambasadorë.

Në rastin konkret, Ramush Tahiri, këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga, ka thënë se ligji për emërimin e ambasadorëve nuk e detyron kandidatin të ketë patjetër diplomë. Ai ka thënë se për këtë rast nuk ka pasur ankesa nga opozita, andaj presidentja Jahjaga ka marrë pëlqimin për emërimin e ambasadorit Ismaili.

Ndërkohë, Ismaili, tashmë i emëruar ambasador në SHBA pritet që me 2 maj ti dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›