E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, shkatërrohet një rrjet trafikantësh

Foto Getty Images

Policia në Spanjë ka shkatërruar një rrjet trafikantësh, duke arrestuar 22 persona, të cilët po përpiqeshin të fusnin iranianë në Britaninë e Madhe nëpërmjet Ishujve Kanari. Emigrantët paguanin mbi 20 mijë euro për transportin. Policia ka zbuluar pasaporta false.

Autoritetet spanjolle nisën investimet në shkurt kur në bordin e një avion që do të nisej nga Tenerife për në Britani u gjetën persona me identitet të falsifikuar. Në këtë çështje është e përfshirë edhe agjencia Kufitare e Britanisë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›