E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo konfirmon formacionin anti-Bajern

Hose Murinjo

Trajneri i Real Madrid, Hose Murinjo, ka konfirmuar formacionin për takimin ndaj Bajernit të Mynihut, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve. Nuk ka shumë surpriza në 20-n madrilene.

Murinjo ka lënë në shtëpi mbrojtësin Rikardo Karvajo dhe mesfushorin Lasana Diarra. Gjithashtu jashtë formacionit kanë mbetur turkqit Nuri Sahin dhe Hamit Altintop, të cilët nuk janë aktivizuar në shumë takime që pas mbërritjes së Madrid verën e kaluar.

Reali humbi takimin e parë me rezultatin 2-1 në Allians Arena dhe për të siguruar pjesëmarrjen në finale që do të luhet në këtë stadium do ti duhet të fitojë. /F.S/

Formacioni i Real Madrid:

Portier: Iker Casillas, Antonio Adan, Tomas Mejias

Mbrojtës: Pepe, Sergio Ramos, Marcelo, Fabio Coentrao, Raul Albiol, Alvaro Arbeloa, Raphael Varane

Mesfushorë: Kaka, Mesut Ozil, Esteban Granero, Sami Khedira, Xabi Alonso, Jose Maria Callejon, Angel di Maria

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gonzalo Higuain

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›