E Diel, 1 Nëntor 2026

Sali, mundohesh kot. Nuk e zhbën dhe as e zëvendëson dot Vlorën

Share

Nga Erion Braçe

Është çmendur, po bën gjithçka ta zëvendësojë Vlorën. Sali Berisha kërkon të zhbëjë nyjen historike: Vlorë-Pavarësi.

Po sajon festa idiote larg Vlorës! Po kërkon të relativizojë monumentin e Pavarësisë! Ka mbetur tek sheshi në Tiranë, me të cilin kërkon të zhbëjë “Sheshin e Flamurit” në Vlorë! Spo gjen dot shesh në Tiranë, shesh historik si ai i Flamurit në Vlorë! Nuk ka!

Po bën çmos të relativizojë rolin dhe madhëstinë e Ismail Qemal Vlorës.

Ka muaj që flet për një tjetër, që ka vrarë në Shqipëri, ka shitur në Shqipëri, qysh atë kohë e lidhi Shqipërinë me Serbinë, thjesht dhe vetëm për të mbajtur pushtetin!

Sali Berisha e quan Mbret dhe është Ahmet Zogu.

Thjesht pse Ismail Qemal Vlora ka një varr, vend pelegrinazhi e nderi për çdo shqiptar, ay, Sali Berisha kërkoi sot “Varrezë Mbretërore” për Mbretin e tij! Jo të shqiptarëve!

Sali, mundohesh kot. Nuk e zhbën dot Vlorën. As e zëvendëson dot.

Çdo shqiptar do të festojë në 28 nëntor në Vlorë. Atje është shpirti e zemra e kombit në 100 vjet Pavarësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›