E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, raporte të reja dhune

Përkundrejt armëpushimit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij muaji, raporte të reja flasin për dhunë të freskët në Siri.

Aktivistët sot kanë raportuar se afro 60 vetë janë vrarë nga predhat dhe të shtënat e forcave qeveritare.

Shumica e vrasjeve kanë ndodhur dje në qytetin Hama.

Vëzhgimi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se pjesa më e madhe e të vrarëve ishin civilë.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror ka raportuar për shpërthimin e një veture, me ç`rast janë plagosur së paku tre vetë, në pjesën qendrore të kryeqytetit Damask.

Në raport, për këtë shpërthim, fajësohen “terroristët e armatosur”.

As pretendimet e opozitës e as ato të qeverisë nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›