Ish-kryeministrja e Ukrainës hyn në grevë urie

Julia Timoshenko
Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko, e cila po kryen një dënim prej shtatë vitesh burg pas dënimit për abuzim me detyrën, ka hyrë në grevë urie prej katër ditësh. Timoshenko kam arrë këtë veprim për shkak se ndaj saj është ushtruar dhunë javën e kaluar.
Por prokurorët kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me pretendimin e saj dhe thonë se nuk kanë gjetur prova për një gjë të tillë. Një ekspert mjekësor u dërgua në burg por Timoshenko ka refuzuar të ekzaminohet, ka thënë prokurori i përgjithshëm Gernnady Tyurin. Prokurori ka shtuar se nuk është hapur asnjë çështje kriminale.
Ngjarja ka ndodhur të premten kur e shoqja e qelisë ka lënë dhomën dhe tre meshkujt të fuqishëm kanë hyrë në qelinë e Timoshenkos dhe sipas ish-kryeministres kanë ushtuar dhunë brutale ndaj saj.
Në tetorin e kaluar, gjykata ukrainase gjeti fajtore Timoshenkon për abuzim me detyrën për firmosjen e një kontrate me gazsjellësin Gasprom. Sipas vendimit, ajo i ka shkaktuar vendit një dëm prej 190 milion dollarë. /F.Stafa/