E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i Kosovës takim me diplomaten zvicerane Calmy Rey

Micheline Calmy Rey Bernë, 8 Janar, 10:47, NOA/INA - I emëruar për ambasador i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, sot do të takohet me shefen e diplomacisë zvicerane Micheline Calmy Rey dhe me shumë deputetë të parlamentit Zviceran.

Me ftesë të ministres së jashtme zvicerane Calmy Rey, ambasadori i Republikës së Kosovës Naim Malaj, do të takohet me shefen e diplomacisë zvicerane  Rey, qeverinë si dhe me deputetë të shumtë të parlamentit zviceran. Burimet tona, na bëjnë të ditur se, Malaj, do të marrë përfundimisht edhe dritën e gjelbër që të përfaqësojë shtetin më të ri të Evropës dhe botës Republikën e Kosovës, në këtë shtet me traditë 600 vjeçare të demokracisë, si dhe mik të kombit tonë.

Ky takim është paraparë që të realizohet më 9 janar ditë e premte në ora 11.30 në kryeqendrën e diplomacisë zvicerane në Bernë dhe pritet që të marrin pjesë edhe ekipi i ambasadës së Kosovës dhe disa intelektualë shqiptarë që veprojnë në Zvicër.

Nga ky takim, do të dihej, konkretisht, se kur do të hapej edhe ambasada e Kosovës në këtë shtet dhe do të merr edhe të gjitha dokumentet e nevojshme akredituese për të filluar punën, që bashkatdhetarët tanë, janë duke e mirëpritur me padurim.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›