Çekia mbështet integrimin e Kosovës në BE
Prishtinë - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Janina Hrebickova, ambasadore e Çekisë në Republikën e Kosovës.Në takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadorja e Çekisë në vendin tonë, theksoi se tani pasi Çekia ka marrë kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, vendi i saj do të punojë me përkushtim të madh për të mbështetur Republikën e Kosovës në të gjitha sferat e zhvillimit.
Ambasadorja e Çekisë i ka premtuar kryeministrit Hashim Thaçi se mbështetja e BE-së për Kosovën do të jetë e fokusuar në fushat kryesore, në kuadër të prioriteteve të Pragës, në ekonomi, energji dhe në marrëdhëniet me jashtë.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe ambasadorja çeke janë pajtuar për të intensifikuar mbështetjen e fuqishme për misionin e EULEX-it, si misioni më i madh i Bashkimit Evropian në historinë e saj.
Në këtë kontekst, kryeministri Thaçi ka theksuar rëndësinë e partneritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in për të përballuar me sukses sfidat që dalin para të ardhmes së vendit, posaçërisht ato të ditëve të fundit në veri të Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi përmes ambasadores çeke në Kosovë ka falëmnderuar Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Çekia Kosovës në të gjitha fazat, posaçërisht në procesin e shpalljes dhe ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
Kryeministri Thaçi mori premtimin se mbështetja e Çekisë si udhëheqëse e presidencës së BE-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mbështetje të integrimit të vendit tonë dhe posaçërisht në njohjen e shtetit të Kosovës edhe nga vendet tjera të Bashkimit Evropian.