Ambasadori i Kulturës në SHBA, basketbollisti i NBA-së
Basketbollisti i NBA-së, emërohet ambasador i Kulturës në SHBA. Ka qënë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila ka emëruar legjendën e basketbollit, Karem Abdul Jabar, në postin e ambasadorit të Kulturës. Gjatë ceremonisë, Klinton citoi:
Ne, nga koha në kohë, kemi kërkuar amerikanë të shquar për të marrë përgjegjësi shtesë në jetën e tyre të zënë… Dhe, ne jemi shumë të kënaqur që ju jeni dakorduar për të bërë një gjë të tillë.
Ish-lojtari i NBA-së do të promovojë rëndësinë e arsimit, tolerancën sociale dhe racore, mirëkuptimin kulturor, si dhe cilësitë e mira të sportit.