E Diel, 1 Nëntor 2026

Mcilwham: Inkurajim për drejtësinë, të zbardhë 21 janarin

21 janari sillet sërish në qëndër të vëmëndjes. Ambasadorja britanike në vendin tonë, Fiona Mcilwham, duke e cilësuar fillimin e vitit të kaluar si një moment të trishtuar, ka kërkuar që të hidhet dritë mbi këtë ngjarje.

Janarin e kaluar, ministri ynë për Europën, David Lidington, bëri thirrje për një hetim penal të plotë të pavarur të ngjarjeve në Tiranë. Ky hetim vazhdon. Një proces i besueshëm do të marrë kohë, por ai nuk duhet me të vërtetë, nuk duhet të vonohet.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorët per hetimin, tha Mcilwham.

Mcilwham theksoi nevojën e një hetimi të plotë, gjithëpërfshirës dhe të pavarur, për të hedhur dritë mbi ngjarjet e 21 janarit.

Vetëm disa javë më parë në Britani, dënimi i dy burrave pas 19 vjetësh për vrasjen raciste të një nxënësi, vërtetoi përsëri rolin thelbësor që luajnë presioni publik dhe presioni mediatik në shtyrjen përpara të reformave dhe për të siguruar se asnjë nuk qëndron mbi ligjin, ka shtuar ambasadorja.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ambasadorja britanike kërkon një procedurë të besueshme hetimore për zbardhjen e së vërtetës në emër të drejtësisë, ndërsa kërkon që institucionet të bashkëpunojnë për hetimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›