Freedom House: Kosova, pjesërisht e lirë
Në raportin e fundit të publikuar nga Freedom House, Kosova renditet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.
Raporti bën fjalë për të drejtat politike dhe liritë civile, ndërsa matjet janë bërë nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2011.
Sipas këtij raporti, një vend është pjesërisht i lirë, kur në të ka respekt të limituar të të drejtave politike dhe të lirive civile.
Shtetet pjesërisht të lira shpesh vuajnë nga një mjedis i korrupsionit, sundimit të dobët të ligjit, grindjeve etnike dhe fetare, si dhe nga një ambient politik në të cilin një parti e vetme gëzon dominimin, pavarësisht shkallës së caktuar të pluralizmit.