E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i OSBE ne Vlore

Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth ka vizituar sot qytetin bregdetar të Vlorës. Ambasadori pasi ka shprehur kënaqësinë për prezencën e tij në qytetin e Vlorës ka komentuar marrëdhëniet institucionale në vendin tonë, duke u shprehur se forcimi i institucioneve është me shumë rëndësi. Sipas tij, kjo gjë nuk duhet të bëhet vetëm në nivelet qëndrore të qeverisjes por edhe në ato vendore, pasi rëndësia e forcimit është më e madhe për mirë funksionimin e qeverisjes vendore. 
Wollfarth do të vijojë takimet gjatë ditës së sotme edhe në drejtorinë e Policisë së qarkut të Vlorës, me kryeprokurorin e rrethit, kreun e portit të Vlorës, si dhe drejtuesit e qendrës Vatra.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›