E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollande zbluon pasurinë prej 1.2 milionë euro

Francois Hollande

Ende pa marrë zyrtarisht detyrën e presidentit të Francës, Francois Hollande, i është ngjitur damka e hipokritit, pasi ka zbuluar një pasuri prej 1.2 milion euro.

Nga deklarimi i pasurisë, rezulton se socialisti që nuk pëlqen të pasurit dhe që kërkon vendosjen e taksave të larta ndaj tyre, ka tre shtëpi në rivierën e Kanës. Por të paktën ka një pasuri më pak se ajo e Sarkozisë, që arrin në 2.7 milionë euro.

Përveç këtyre aseteve ai ka tre llogari në bankat franceze dhe një sigurim për jetesën. Kjo shihet si një gjë përrallore që po shkakton përbuzje tek miliona njerëz të zakonshëm që votuan për atë. Hollande, të cilët i është vënë nofka Z. Normal nuk ka një makinë në deklarimin e pasurisë dhe për në punë ai ka shkuar me motor.

Hollande është zotuar se do të shkurtojë pagën e tij me 30% pasi të marrë zyrtarisht detyrën janë e ardhshme. Ai gjithashtu ka premtuar taksa të larta për të pasurit, çka ka bërë që shumë njerëz të pasur të largohen nga vendi. /Guardian +Daily Mail/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›