E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rishqyrtim të buxhetit për projektet dixhitale

Kryeministri Berisha ka kërkuar rishqyrtimin e buxhetit për projektet e dixhitalizimit të insititucioneve. Ndërsa ka theksaur para ministrave dhe drejtorëve të drejtorive përkatëse se dixhitalizimi është jetik edhe në kuadër të 100- vjetorit të pavarësisë, Berisha tha se 58 projekte të planifikuara për vitin e ardhshëm duhet të fillojnë gjatë këtij viti.
 

Por në kuadër të këtij rikostrukturimi të projekteve, kryeministri ka paralajmëruar se nuk do të ketë rritje të punojësve të administratës.
 

Duke folur për rëndësin e dixhitalizimit të inistitucioneve, kryeministri tha se kjo do të sillte një qeverisje tërësisht transparente dhe të hapur ndaj qytetarëve por dhe do të rrisë luftën ndaj korrupsionit tha Berisha. Në këtë kontekst tha shefi i qeverisë po punohet për projektin e intreroperabilitetit, që përbën zemrekun e qeverisjes elektronike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›