Anija made in albania ne Shengjin
Anija e parë e flotës detare shqiptare “made in albania” ka lundruar për herë të parë nga Pashalimani i Vlorës në drejtim të kapitenerisë së portit të Shëngjinit, duke kryer në këtë mënyrë edhe një stërvitje testuese. Anija “Oriku” e rojes bregdetare, e cila është e pajisur me teknologjinë më të re është vizituar nga autoritet vendore të qarkut Lezhë, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen që ka tashme flota detare shqiptare në përmbushjen e objektivave dhe detyrimeve të saj. Me një ekuipazh prej 15 vetash, anija e rojes bregdetare do të ketë si mision zbatimin e ligjshmërisë në det, operacionet e kërkim-shpëtimit, sigurinë e ujërave territoriale, monitorim të rajonit dhe reagim kundër aktiviteteve të paligjshme.