E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i OSBE-se Partite te pertatisin zgjedhjet

Kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Volfart pas takimit me Presidentin e Republikes Bamir Topi eshte shprehur se partite politike duhet te mbeshtesin pergatitjet per zgjedhjet lokale.

Ne fjalen e tij thuhet se

Qytetaret shqiptare do te kene mundesi te ushtrojne te drejten e votes me 8 maj 2001 kjo date eshte dekretuar nga Presidenti i Republikes. Dita e zgjedhjeve po mberrin koha po fluturon. Per kete arsye u bej serish thirrje te gjitha partive politike te njohin detyrimet e tyre ligjore dhe te respektojne te drejten e qytetareve shqiptare per te votuar. Une i nxis ato parti politike qe deri tani nuk kane dhene kontributin e tyre per pergatitjet e ndershme dhe transparente duke mos propozuar komisionere ta bejne kete pa humbur kohe. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te mbeshtetet nga afer ne detyren e tij per te caktuar te gjithe anetaret e komisioneve ne te 66 zonat e administrimit zgjedhor. Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi mbetet e gatshme te mbeshtese Shqiperine edhe ne keto zgjedhje demokratike.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›