E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Mandateve Meta Gati te hetohem. Videoja eshte montazh

TIRANE- Ish- Zv. ministri Ilir Meta ndersa fliste ne Keshillin per Rregulloren dhe Imunitetin ku po diskutohet kerkesa e Prokurorise per heqjen e imunitetit tha se video-pergjimi eshte nje montazh i paster te cilin e kane pranuar dhe vete autoret pavaresisht se sipas tij lideri i opozites dhe garanci per te kunderten. Meta kerkoi qe te mblidhet sa me shpejt seanca pleanare ne menyre qe te hiqet sa me shpejt imuniteti i tij. Meta akuzoi Prokurorine e Pergjithshme per zvarritje te procesit teze te cilen e mbrojti dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila u shpreh se ky eshte nje proces qe po mbahet peng ne menyren me te pakuptueshme

Une kete ceshtje do ta coj ne gjyq dhe me milionat e eurove qe do fitohen do krijoj nje bord kunder korrupsionit me anetare bordi dhe shoqeria civile - tha Meta

Tashme kjo nuk eshte nje ceshtje e Ilir Metes tha ai pas integriteti im nuk varet nga shoket dhe shoqet e bulevardit. Meta kerkoi nga Prokuroria te vertetohet biseda audio e transmetuar nga emisioni Fiks Fare

Ai tha se ka bashkepunuar me Prokurorine qe ne momentin e pare dhe se ka shkuar ne menyre vullnetare per te deponuar per ceshtjen.

Gjate fjales se tij kreu u LSI-se citoi raportin e specialistit amarikan i ftuar nga Prokuroria per te bere analizen e videos per te cilin tha se nuk ka arritur te beje transkriptimin e e bisedes. Meta shtoi se nuk ka mohuar ndonjehere ekzistencen e tij ne video ndersa citoi ekspertin amerikan eksperti per problemin e zerit thote qe nuk ishte ne gjendje te pastronte segmentin audio te videos me pajisjet qe kishte ne dispozicion

Me pas Meta foli edhe per nje ekspertize te pavarur nga ana e tij e cila eshte bere publike disa kohe me pare ku theksohet se ka skena te perseritura dhe te mbivendosura.

Ekspertiza sipas Metes eshte bere nga Antonio Federico nje prej specialisteve te fushes nder me te miret ne Itali tha ai.

Mbledhja e Keshillit per Rregulloren dhe Imunitetin vazhdoi me dyer te mbyllura.



Keshilli kryesohet nga Kryetari i Kuvendit. Keshilli studion propozimet per ndryshimin e Rregullores jep mendime per ceshtje te Sipas rregullores se Kuvendit me kerkese te Kryetarit te Kuvendit Keshilli shqyrton kerkesen per dhenien e autorizimit nga Kuvendi per fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e nje deputeti ne perputhje me nenin 118 dhe nese ka vend per procedim ndaj deputetit te ndaluar ose te arrestuar sipas nenit 119 te kesaj Rregulloreje. Keshilli shqyrton te gjitha ceshtjet qe lidhen me mandatin e deputetit dhe paraqet raportin perkates ne seance plenare.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›