Rezoluta e PPE Berisha Denon sulmin pese ore para Kryeministrise

Gjate mbledhjes se grupit te Partise Demokratike sot kryetari i saj dhe njekohesisht kryeministri Sali Berisha foli ne lidhje me rezoluten e Partive Popullore Europiane per ngjarjet e 21 janarit. Berisha e cilesoi ate nje vendim unanim dhe nje dokument historik per PD.
Rezoluta denon perpjekjet e Edi Rames per te permbysur me dhune qeverine legjitime te Shqiperise. Kjo eshte nje ndeshkim madhor nderkombetar per kreun e PS dhe grupin e bllokmeneve te rinj qe e rikthyen PS ne nje parti dhune e taktikash per te marre pushtetin. Kjo perben nje nga qendrimet me te prera qe eshte mbajtur ne historine e Europes pas luftes ndaj nje force politike te nje spektri politik.
Berisha theksoi se nje rezolute e tille si ajo e PPE nuk eshte marre as nga partia e Sheshelit apo Milloshevicit. Ai e cilesoi per te disaten here nje perpjekje per te marre pushtetin me dhune demonstraten e 21 janarit duke shtuar se ky akt demton jo vetem imazhin e Shqiperise por edhe me shume. Ai cenon interesat personale te shqiptareve pavaresisht bindjeve. Ky akt me bashibozuke vrases perdhunues e trafikante demton interesat personale te cdo qytetari shqiptar.
Me tej Berisha citoi disa rreshta nga rezoluta e PPE. Partia popullore evropiane njeh se me 21 janar sipas nje skenari te paralajmeruar lideri i opozites Edi
Rama organizoi nje rrethim prej 5 oresh me sulme te dhunshme ndaj Keshillit te ministrave ne nje perpjekje te deshtuar per te marre pushtetin me dhune.
Ka nje tension ne vazhdim mes qeverise se Sali Berishes te zgjedhur me zgjedhje te lira dhe opozites socialiste citoi ai Rezoluten duke shtuar se ajo qe shqiptaret pane ne Parlamentin shqiptar eshte deshmia me flagrante e skenarit te dhunes akt te cilin e denuan perfaqesuesit e SHBA ne Tirane.
Berisha shprehu mirenjohjen ndaj miqve te PD dhe garantoj se nuk ka force qe do te munde te neperkembe rendin kushtetues te ketij vendi
Kryeministri shtoi se bllokmenet e rinj kane organizuar 1730 protesta te formave te ndryshme. Ne jemi krenare qe ne te gjitha raportet nderkombetare flasin se nuk ka pasur asnje kufizim jane respektuar ne perputhje me kushtetuten ligjet e vendit te drejtat e qytetareve shqiptare. Garantojme partite simotra se asnje aventurier nuk do te munde te mposhte rendin kushtetues.
Berisha foli gjithashtu edhe per zgjedhjet e ardhshme lokale per te cilat ai u shpreh se do te jene me te lirat ne histori. Zgjedhjet do te behen me 8 maj dhe nuk do te kete force qe te mund ti zhvendose ato. Garantoj opoziten per hapesirat qe duhet te kete ne nje gare elektorale.