E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike

Adi Krasta, gazetar i njohur, u shpall dje Ambasador i Vullnetit të Mirë i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike në Shqipëri. Ai jep mbështetjen dhe përkrahjen e tij për masat e adaptimit të cilat nevojiten të ndërmerren për të luftuar efektet e ndryshimeve të klimës. Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit dje Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në bashkëpunim me Programin e PNUD-it për Ndryshimet Klimatike dhe Këshillin e Qarkut Lezhë prezantuan një fushatë sensibilizuese për ndryshimet klimatike në zonën e deltave të lumenjve Drin e Mat. Zineb Toumi-Benjelloun, Koordiantorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it e pranishme në aktivitet, gjatë fjalës së saj theksoi: Ky është projekti i parë i këtij lloji në vend, duke i hapur rrugë zbatimit të masave adaptuese ndaj ndryshimeve klimatike që përfshin disa fusha kyçe që janë jetike për zhvillimin e vendit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›