E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: E bëj unë Lalën kur të pensionohet

I emocionuar është ndier Debatik Curri, i cili kthehet pas 7 muajsh në përfaqësuese. Jam i kënaqur që u ktheva. Jam pritur shumë mirë dhe falënderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë periudhë të vështirë të karrierës sime. Futbollisti i Genxherbiligisë ka luajtur thuajse në të gjitha pozicionet e mundshme në fushë gjatë karrierës së tij, përveçse në portë, ndaj kur pyetet nëse do të jetë ai që do zërë vendin e Altin Lalës kur kapiteni të varë këpucët në gozhdë, përgjigjet: Nëse do më kërkohet që të bëj rolin e Lalës, nuk kam asnjë problem, luaj edhe aty, – ka nënvizuar Curri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›