E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i SHBA-së, Arvizu takim me Ramën

TIRANË- Ambasadori i SHBA-së, në vendin tonë, Aleksandër Arvizu është pritur sot në një takim me kreu i PS-së, Edi Rama, njëherësh kryetar i bashkisë së Tiranës dhe në garë për një mandat të katërt në zgjedhjet e 8 majit.

Takimi u zhvillua në selinë e Partisë Socialiste, nga e cila Arvizu doli ne oren 10.45 minuta, pas nje takimi koke me koke, pa pranine e mediave.

Burime nga PS, bejne me dije se takimi kishte në qendër situatën parazgjedhore, ndërkohë që nga dita e zgjedhjeve ndajnë vetëm 5 ditë. Mesohet se ne takim eshte folur edhe per incidentet e shumta qe kane shoqeruar fushaten elektorale.

Një ditë më parë, Arvizu shoqëruar edhe nga ambasadorët e OSBE-së dhe ai i BE-së në vendin tonë kanë zhvilluar një takim me kreun e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›