Elvis Rroshi Pika me e dobet e kundershtarit Kavaja qe shihni

Une mendoj se bashkeqytetaret e mi ne keto zgjedhje nuk duhet te votojne per nje kandidat partie. Jo Ne keto zgjedhje kavajasit duhet te votojne per veten e tyre dhe per Kavajen tone. Le te bejne nje bilanc cfare ka ndodhur me voten qe ata kane dhene ne gjithe keto vite per nje parti politike.
Kane dhene 20 vjet rrjesht besim te verber duke qene besimplote se investimi i tyre ne vote do te perkthehet ne shkolla rruge uje mundesi punesimi mireqenie dhe mbi te gjitha ne mireadministrim te te ardhurave qe jep qyteti. Por ne fakt asgje nuk ka ndodhur ashtu sic ne kavajasit e prisnim. Ndaj ftesa per bashkeqytetaret e mi eshte te votojne vetem per Kavajen.
Une nuk jam ne kete gare si rezultat i qenies pjese e nje partie politike. Jo Une jam ne kete gare per qytetin qe me dhimbset per kavajasit qe me dhimbsen qe vazhdojne dhe pas 20 vjetesh trajtohen si qytetare te dores se dyte - thote ne kete interviste Elvis Rroshi kandidat per kryebashkiak ne Kavaje ne zgjedhjet e 8 majit
Elvis cila eshte sipas jush pika me e dobet e kundershtarit tuaj
E kam thene dhe here te tjera kur jam pyetur. Une nuk dua te flas aspak keq per nje bashkeqytetar pavaresisht nga gara dhe pavaresisht nga egersia me te cilen po zhvillohet kjo gare kete here. Mua me vjen keq per shpifjet e shumta qe behen ne adrese te emrit tim te cilat i neveris.
Por kundershtareve te mi nuk u ka mbetur asgje me vec shpifjes. Shpifin pasi mendojne se keshtu me demtojne por ne fakt e kunderta eshte e vertete. Qyteti mua me njeh prej vitesh. Nuk eshte ne parimet e mia te shaj kundershtarin apo ta baltos ate. Ajo qe une kam preferuar te them me pak fjale edhe ne forme keshille per nje bashkeqytetar timin eshte Nuk do doja te isha ne pozicionin e tij. 20 vjet besim dhe per cfare
Per cfare ka sherbyer vota e kavajsve ne keto 20 vite Ku eshte Cfare ka ndodhur me kete vote e me kete besim Pika me e dobet e kundershtarit tim eshte vete Kavaja fytyra e saj sot.
Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme
Une vij nga biznesi. Nuk kam fare ambicie politike. Ambicia ime per te cilen u futa ne gare eshte permiresimi i jetes ne Kavaje. Me dhimbset qyteti ku linda dhe u rrita ku kam gjithe familjen shoqerine. Per mua menaxhimi i burimeve te qytetit do jete pika paresore dhe shtylla kryesore e qeverisjes se Kavajes neser gjithnje nese bashkeqytetaret e mi me duan ne krye te puneve te qytetit.
Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Ne kete gjendje qe eshte Kavaja sot pas keqeverisjes vendore duhen disa projekte njeherazi. Por ne kete interviste te shkurter do thoja qe me i rendesishmi dhe emergjenti eshte nderhyrja e shpejte ne infrastrukture.
Cfare kuptoni me kete nderhyrje te shpejte
Kanalizimet sigurimin e ujit te pijshem ndricimin dhe shtrimin rrugeve ku banon mbi 60 e popullsise ne kete qytet. Me nje staf specialistesh e njerez te perkushtuar per qytetin projekti do te zbatohet me nje emergjence te jashtezakonshme. Dua ta theksoj fort emergjence te jashtezakonshme pasi nevoja e qytetit eshte emergjente.
shte e trishtueshme e dhimbshme dhe njekohesisht revoltuese qe jo vetem ne ato zona qe vazhdojne te quhen informale qe megjithese kane mbi 15 vjete qe jetojne ne Kavaje por edhe brenda qytetit shume lagje e rruge jane ne pike te hallitpa rruge pa uje pa ndricim pa kanalizime pa sherbim pastrimiper gjelberim as nuk mendohet as nuk debatohet pra as nuk behet fjale fare.
Cfare u premtoni biznesmeneve Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Barazi. Kaq duan bizneset e vogla ne qytetin tim. U ka ardhur ne maje te hundes trajtimi preferencial dhe qeverisja ne forme bajraku. Dera ime do jete e hapur per te gjithe jo vetem per bizneset po per cdo qytetar. Me shume dhimbje e them se biznesi ne Kavaje punon per te mbijetuar. Askush nuk mendon per biznesmenet e vegjel te qytetit tim.Bashkia ju vjel taksat dhe kaq. Une i garantoj se do jem avokati i tyre jo bajraktari.
Do te ul ne maksimumi deri ne 50 taksat vendore sipas kategorive. Nje biznes qe punon per buken e gojes nuk do jete i barabarte ne menyren e taksimit me bisneset me te medha. Per te stimuluar shpirtin tregtar te kavajasve do te hartoj nje pakete fiskale qe lejon te punoje pa asnje qindarke takse per 6 muajt e pare. Do stimuloj cdo inisiative te te rinjve qe duan te bejne biznes ne kete qytet.
Si do te menaxhoni ceshtjen e ndotjes mjedisore
Se pari duhet te nisim nga pastrimi i qytetit i cili vetem sherbim pastrimi nuk quhet. Cdo lagje rruge e rrugice do te marre sherbimin e pastrimit.
A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Premtimet e mia jane shume te thjeshta dhe te realizueshme. Nuk jam vetem kete me duhet ta theksoj fort. Me stafin tim kemi pergatitur nje platforme plotesisht te realizueshme.
Si do ta permiresoni infrastrukturen rrugore
Sic ju thashe edhe me lart infrastruktura rrugore eshte si pjesa paresore e platforms. Kemi menduar qe ky projekt te permbaje dy faza te nderhyrjes. Do fillojme me kanalizimet dhe sigurimin e ujit te pijshem aty ku per mungese deshire eshte lene dhe do vazhdojme me elemetet e tjere te infrastruktures rrugore dhe asfaltimin e plote te tyre.
Por nuk do shtrojme asfalt pa rregulluar me pare kanalizimet. Dua te ndalem edhe te mungesa e ujit te pijshem. Projekti i sigurimit te ujit te pijshem ne Kavaje eshte kthyer ne nje legjende urbane. Flitet shume per te jane prere shume shirita mund te them se ndoshta ne cdo fushate eshte prere nga nje shirit por te gjithe kane qene shirita te elektorale te genjeshtert them te genjeshtert pasi qytetaret e dine mire se kane qene mashtrime mirefilli.
Kavaja ka uje por ska projekte te sakta. Me specialiste te fushes jam konsultuar dhe konkluzioni eshte i sakte. Uje ka me bollek ne Kavaje mjafton nje projekt real dhe nje zbatim korrekt I ketij projekti te cilin une dhe stafi im e kemi gati ta implementojme. Une nuk besoj se ka vend ne bote qe te punoje ne kete menyre qe ehste punuar ne qytetin tim.
Shtrohet rruga pas e nje viti hapet prape se nuk eshte bere kanalizimi perkates.Kjo vec shperdorimit eshte shume me shume eshte shkelje me kembe shkelmim i parave te kavajasve.
Perse mendoni qe veprohet keshtu
Une nuk mendoj se eshte thjesht mungese vizioni por eshte oreksi per te perfituar sa me shume pra per te mbushur xhepat jo per te rregulluar rruget.
Mund te duket e cuditshme por ne Kavaje eshte nje muze etnografik edhe pse askush ne Shqiperi nuk e di ku eshte..
E kapet mire kete aspekt. Kavaja eshte qytet me tradita. Ajo qe thoni ju mund te duket qesharake por mund te them se as nje pjese e te rinjve nuk e dine. Kavaja eshte krenuar nder vite per korifejte e saj qe nga Moisiu i madh deri tek artiste si M. Krantja Th. Rexha Parashqevi Simaku etj.
Keta njerez te medhenj qe i kane dhene shume artit shqiptar por edhe kane ngritur lart Kavajen tone do kene nje vleresim te vecante ne kater vitet qe vijne. Sa i takon mbrojtjes se veprave te artit asgje nuk do te behet pa degjuar zerin e specialisteve.
Per mua drejtues i mire eshte ai qe degjon e respekton vlerat dhe mendimin e njerezve te specializuar. Jo me arrogance e mbivleresim te vetes ne cdo sektor qe eshte ne administrim te Bashkise se Kavajes.