E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Shqiperise ne Uashington ne takim me studente ne Universitetin Amerikan

Shkencat politike jane nder kurset me te ndjekura ne shkollat e larta amerikane. Ne kete kuader Shkolla e Sherbimit Nderkombetar SIS ne Universitetin Amerikan ne Uashington eshte e angazhuar per nje qasje te gjere dhe nder-disiplinore ne studimin e marredhenieve nderkombetare. Jo rralle studiues e diplomate te huaj ftohen nga kjo shkolle per tu shpjeguar studenteve ceshtjeve te ndryshme.


Keto dite mik i studenteve te Universitetit Amerikan ishte ambasadori i Shqiperise ne Uashington zoti Gilbert Galanxhi. Ambasador Galanxhi beri te njohur para nje audience studentore rolin dhe ndikimin e Shqiperise ne qendrueshmerine e Ballkanit dhe perpjekjet e vendit per integrim ne Bashkimin Evropian.


Ne audience ndodheshin studente te diplomuar e profesore te shkencave politike. Per ambasador Galanxhin ky takim eshte nje prej veprimtarive te koordinuara kulturore qe ambasada ne Shtetet e Bashkuara po kryen me rastin e 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise.

Zoti Galanxhi u tha te rinjeve amerikane studente se rendesia e rolit qe Shqiperia luan per qendrueshmerine rajonale eshte ajo e marredhenieve te mira me vendet qe e rrethojne dhe me gjere ne Ballkan. Ambasadori tha se per shkak te rrethanave historike shqiptare ndodhen sot kudo ne vendet fqinje gje qe i ben ata vertet faktor te rendesishem ne qendrueshmerine rajonale. Gjithashtu synimi i perbashket i vendeve te rajonit per antaresim ne Bashkimin Evropian i ben te gjitha keto vende njesoj me te pergjegjshem per fqinjesi te mire.

Ambasador Gilbert Galanxhi u shpjegoi studenteve ne vija te pergjitheshme zhvillimet ne Shqiperi - u foli per kulturen bukurite natyrore klimen e mire te biznesit vecorite mikepritese te njerezve dhe se te gjitha te nderthurura e bejne vendin joshes per vizitorin e huaj.

Ambasador Galanxhi diplomat kariere eshte relativisht i ri ne postin e tij ne Uashington. I ardhur ne kete detyre rreth 1 vit me pare ai thote se dinamika e diplomacise ne Uashington eshte ndryshe nga ajo ne vendet e tjera ku ai ka sherbyer. Por per nje ambasade si e Shqiperise ne nje vend si Amerika - me numer te konsiderueshem e te larmishem emigrantesh shqiptare- puna e personelit permban sfida qe diplomatet shqiptare ne Uashington perpiqen tu pergjigjen.

Ne Universitetin Amerikan ndjekin studimet edhe disa studente shqiptare nga Shqiperia Kosova e Maqedonia. Takimi me ambasadorin e Shqiperise ishte nisme e ketij grupi studentesh nga Ballkani ne kete universitet te njohur. Ne universitetin Amerikan ne Uashington ndjekin studime te rinje e te reja edhe nga rreth 100 vende te botes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›