E Diel, 1 Nëntor 2026

Kengetari Graham Colton hedh ne treg albumin Pacific coast eyes

Artisti Graham Colton ia dedikon suksesin e tij programit American Idol. Ndonese nuk ka qene as pjesmarres dhe as pjese e ketij programi nje nga kenget e tij u perzgjodh si kenga shoqeruese per momentin e eliminimit te njerit prej konkurrenteve.

ndrra e pare e realizuar e Graham Coltonit ishte futbolli.

Ai drejtonte skuadren e gjimmnazit ne kampionatin e vitit 1998.

Por edhe atehere shumicen e kohes e kalonte duke u marre me muzike.

Muzika ka qene pjese e jetes sime. Kur luaja futboll te premteve dhe te shtunave ne mbremje une interpretoja ne nje restortant meksikan.

Marre nga Universal Repub.lic Graham Colton Music

CD e re e Graham Coltonit titullohet Pacific coast eyes. Ky album eshte shume i ndryshem nga albumet e meparshme.

Ky eshte albumi i trete.  shte krejtesisht i ndryshem sepse jam nje artist i pavarur serish. Me ndryshimet qe peson fusha e muzikes me dukej sikur nuk kisha me vend ne te .

Ka qene pervoja me e vlefshme dhe ndoshta albumi me i vlefshem qe kam patur eshte krejtesisht produkt i imi.

Si artist Grahami thote se nuk e konsideron veten kengetar. Ai beson se thjesht ka kenduar kenget qe ai ka shkruar.

Si njeri i biznesit Graham thtoe se teknologjia ka hapur dyer te reja .

Ke me shume mundesira qe te takohesh me njerezit duke shtypur vetem nje buton sot por ka konkurrence te nje natyre tjeter. Kohet po behen me sfiduese por ajo qe bej eshte qe perpiqem te bashkoj pikat e nje figure per te krijuar te teren. shte koha me e mire per ta bere kete.

Graham pranon se i pelqen te jete njeriu qe menaxhon muziken e tij dhe qe krijon karakteret e kengeve te tij. Suksesi i tij i madh erdhi nga kenga Best Days e cila eshte kenduar cdo mbermje ne programin American Idol te vitit 2007.

Ky moment ishte nje pike kthese per mua. Ishte gjeja me e bukur te ndjesh qe je i afte te shkruash kenge qe mund te shkruash dicka mbasdite per 5 minuta dhe kjo gje te te ndryshoje jeten.

Graham Colton eshte ne turne per te publikuar cd e tij te re Pacific coast eyes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›