Ambasadori i ri i SHBA: Shqipëria t'u përmbahet parimeve të NATO-s

Tiranë, 6 gusht - Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Aleksander Arvizu, i bëri thirrje politikanëve të Tiranës të shikojnë më tepër interesat e vendit, se sa rivalitetet mes tyre. Ambasadori Arvizu u shpreh se vendi ynë ka ende shumë për të bërë, njofton “Shekulli”. Si aleate e NATO-s, tha ai, vendi duhet t'u përmbahet parimeve më të larta të aleancës. Pasardhësi i ambasadorit Uidhërs i bëri thirrje Shqipërisë të tregojë respekt për sundimin e ligjit dhe për institucionet e pavarura.
Duke folur në seancën për konfirmimin e tij në Komitetin për Marrëdheniet e Jashtme në Senat, ka marrë në analizë gjithçka çfarë ndodh në Shqipëri
Fillimisht ai u zotua se nëse konfirmohet Ambasador do të bëj gjithçka për të çuar përpara marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
"Transformimi i Shqipërisë në 20 vitet e fundit ka qenë asgjë më pak se sa dramatik, tha ai. Pas daljes nga diktatura Shqipëria ka marrë vendin që i takon përkrah vendeve që përkrahin vlerat demokratike. Më 1 prill të vitit 2009, ky vend u bë anëtar më të drejta të plota i NATO-s. Shqipëria është një aleat i SHBA-ve dhe mbështetës i sigurisë globale, pasi ka dislokuar kohët e fundit 44 trupa luftarake për të luftuar krah për krah me forcat amerikane në Kandahar të Afganistanit.
Më tej Arvizu tha se Shqipëria është gjithashtu një përkrahëse e fortë i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ka marrëdhënie të mira me fqinjët, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Në të njëjtën kohë Shqipëria është përkrahëse e fushatës së zgjerimit të njohjeve për shtetin e ri të Kosovës.
Duke iu referuar ekonomisë së vendit, kandidati për Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri tha se ekonomikisht Shqipëria ishte një nga dy vende në Evropë që në vitin 2009 ka pasur rritje ekonomike, dhe kjo sipas tij ka gjasa të ndodhë dhe këtë vit.
Megjithatë, në Shqipëri ka shumë për të bërë theksoi Aleksandër Arvizu.
"Si aleat i NATO-s, Shqipëria duhet t'u përmbahet parimeve më të lartë të Aleancës, të ketë një demokraci funksionale, të respektohet ligji dhe institucionet e pavarura", tha ai.
Korrupsioni vazhdoi më tej ai mbetet në nivele të larta.
"Klasa politike në vend shpesh herë duket se është më e shqetësuar për cështjet e brendshme sesa për përmirësimin e jetës së qyetarëve. Për fat të keq Shqipëria mbetet një vend ku besimi tek politika është shumë i ulët.
Ndërkaq duke iu referuar krizës politike në vend ai u shpreh se "Një dialog konstruktiv mes palëve do ta ndihmonte Shqipërinë të vinte në punë shkathtësinë dhe talentin natyror që e karakterizon".