E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia shënon 65 vjetorin e sulmit bërthamor

Hiroshima, 6 gusht – Qyteti japonez Hiroshima po shënon 65 vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike në botë.

Për herë të parë, një përfaqësues i SHBA-së, vendit që hodhi bombën në qytet, po merr  pjesë në ceremoni, raporton BBC.

Rreth 140 mijë persona janë vrarë apo kanë vdekur brenda muajve pas hedhjes së bombës nga një aeroplan amerikan në vitin 1945 në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Japonia u dorëzua pas hedhjes të bombës së dytë bërthamore në Nagasaki tre ditë më vonë më 9 gusht.

Një minutë heshtje u mbajtës saktësisht në ora 08:15, kohën kur ra bomba.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i cili po merr pjesë në ceremoni për herë të parë, ka vendosur lule në Flakën e Përhershme të Parkut Përkujtues të Paqes në Hiroshima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›