Ambasadori italian: Stimuj të rinj për eksportet dhe investimet në Shqipëri

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Italia synon rritjen dhe forcimin e diplomacisë ekonomike me Shqipërinë.
Në një intervistë për RTSH-në, gjatë emisionit “Realitete Shqiptaro – Italiane”, ai theksoi se “Italia synon rritjen dhe forcimin e diplomacisë ekonomike në rajon dhe veçanërisht me Shqipërinë”.
Sipas tij, për këtë kemi projekte të reja që synojmë t’i zhvillojmë në funksion të zgjerimit të ekonomisë.
“Italia i jep një vlerë të madhe diplomacisë ekonomike, diplomacisë së rritjes dhe këtë duam të bëjmë edhe në Shqipëri. Kemi projekte të reja, aktivitete të reja iniciativa të reja,
Ministria e Jashtme ka në plan diplomacinë e rritjes dhe një proces reformash që do të çojnë përpara diplomacinë ekonomike dhe atë të rritjes. Ka instrumenta të rinj, stimuj të rinj për eksportet, stimuj të rinj për investime”, tha Ambasadori i Italisë në Shqipëri.
Ai shprehu bindjen se të gjithë këto instrumente të rritjes mund të implementohen.
“Mendoj se Shqipëria është ai vend ku që të gjithë këto instrumenta të diplomacisë së rritjes mund të implementohen. Unë mendoj dhe po punoj që ndërmarrjet e mëdha të jenë të pranishme në Shqipëri, sepse me ndërmarrjet e mëdha mund të punohet në zinxhirin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Unë mendoj se është një punë e përbashkët, nga njëra anë e promovimit të atyre që japin 95% të PBB”, u shpreh ai.
“Shqipëria, pavarësisht se është një vend i vogël për të krijuar vlera është e rëndësishme të rritemi së bashku”, tha ai.
Ai theksoi se gjeopolitika është gjeoekonomi, ndonëse janë të ndara.
“Shqipëria po vrapon të hyjë në BE dhe mendoj se ky është momenti final për të kapur disa mundësi dhe të zhvillohen edhe në një kontekst më të gjerë tregu mundësish, që do të jetë BE”, deklaroi ambasadori italian Alberti.
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti i pranishëm në takimin që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë me sipërmarrësit italianë, vuri në dukje se Italia është një partner i rëndësishëm ekonomik për vendet e rajonit e më gjerë, por veçanërisht për Shqipërinë, si dy vende fqinjë e me histori të hershme bashkëpunimi.
Shqipëria dhe Italia vitet e fundit kanë zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke mundësuar për rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë.
Për vitin 2024 Italia renditet në investitorin e dytë më të madh, me një stok investimesh prej 1,7 miliardë euro në sektorë strategjikë të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve.
/a.f//r.e/