E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia U-17, grumbullim para Elite Round

/* */

TIRANË, 5 janar 2012 – Kombëtarja U-17, e cila bëri histori me kalimin në turin e dytë, apo Elite Round, të Kampionatit Europian të kësaj moshe, nisi sot në Durrës një grumbullim të gjatë 16-ditor nën drejtimin e trajnerit boshnjak Xhemal Mustedanagiç.

Faza përgatitore do të zhvillohet nga data 5-20 janar dhe gjatë kësaj periudhe U-17 do të zhvilojë edhe disa ndeshje miqësore.

Shqipëria U-17, në eliminatoret e Euro 2012 (13-18 tetor 2011, të zhvilluara në Estoni), fitoi 2-1 me Sllovakinë, humbi 1-0 me Gjermaninë dhe barazoi 1-1 me Estoninë.

Për shortin e Elite Round, Kombëtarja jonë U-17 do të përballet në grupin 5 (22-27 mars 2012) me Serbinë, Holandën dhe Irlandën. Ndeshjet do të zhvillohen në Holandë.

Për eliminatoret e Euro 2012/2013 për moshën U-17, Shqipëria (drejtohet aktualisht nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç) është në një grup (8) me Italinë, Hungarinë dhe Lihteshtejnin. Takimet eliminatore të atij grupi do të zhvillohen në Hungari, më 18-23 tetor 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›