E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi në pronësi të Bashkisë, Këshilli vendos në mbledhjen e sotme

Tiranë- Këshillit Bashkiak do të vendosë sot lidhur me propozimin e kreut të bashkisë Lulzim Basha për marrjen në pronësi të aksioneve të Ujsjellës- Kanalizimeve sh.a.

Në mbledhjen e sotme Këshilli Bashkiak, do të shqyrtojë vendimin për ndarjen e fondit të prapambetur nga viti 2011. Sipas Bashkisë fondi total kap shifrën e 357 milionë lekësh nga të cilat, 56% do të shkojnë për investime,37% për shpenzime korente dhe 7% do të shkojë për Njësitë Bashkiake.

Gjithashtu do të shqyrtohet dhe fondi për klubin e futbollit Tirana, ku parashikohet dhënia e një fondi prej prej 80 milionë lekësh. Qëllimi i kësaj shume është përmirësimi i infrastrukturës, ndërtimi i Akademisë, përmirësimi i kushteve të stërvitjes, rinovimi i bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e klubit.

Një çështje tjetër që do të trajtohet është dhe propozimi për krijimin e Qëndrës Sociale Shtëpia e Përbashkët, ku do të ofrohen shërbime të ndryshme kategorive në nevojë, si informim, këshillim, asistencë ligjore, etj.

Gjithashtu kryebashkiaku Basha do t`i paraqesë Këshillit propozimin për vendosjen e pllakës përkujtimore, në banesën ku ka jetuar Artisti i Popullit (“Nder i Kombit”) Kadri Roshi, konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Buxheti i bashkisë, pritet miratimi në Këshill Tiranë- Buxheti 2012 i Bashkisë së Tiranës pritet të votohet...
  2. Plani i përgjithshëm i Tiranës, Këshilli Bashkiak voton “Pro” Tiranë- Këshilli Bashkiak ka miratuar nisjen e procesit për të...
  3. Pr/buxheti i bashkisë, Basha: Lehtësi fiskale, biznesi që hap vende të reja pune Tiranë- Lehtësi fiskale për biznesin që hap vende të reja...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›