Lejet e licencat për bizneset brenda 10 ditësh
29/02/2012 Duke nisur nga dje lejet e licencat në Bashkinë e Tiranës do të merren në një sportel të vetëm
Basha : Krijimi i “One Stop Shop” redukton barrierave administrative e ul kostot për biznesin
Marrin fund procedurat burokratike të sorollatjeve nëpër zyrat vendore për lëshimin e lejeve e licensave për biznesin. Sikundër ishte premtuar, gjatë ditës së djeshme është inauguruar sporteli unik one stop shop, i cili do t’i vijë në ndihmë biznesit që në një kohë të shkurtër dhe me një ndalesë të vetme të mund të kryejë të gjitha procedurat e marrjes së lejeve apo licensave pranë këtij sporteli, që është bërë funksional gjatë ditës së djeshme. Në këto kushte, të gjitha bizneset tashmë për të marrë një licensë apo një autorizim për ushtrimin e aktivitetit të tyre, brenda një dite do të mund aplikojnë pranë këtij sporteli. I pranishëm në inaugurimin e qendrës së licensimit me një ndalesë ishte kryebashkiaku Lulëzim Basha, ku ka deklaruar se krijimi i kësaj zyre për lejet dhe licensat u parapri nga një reforme tërësore e procesit të licensimit, çka çoi në reduktimin e barrierave administrative, uljen e kostos për biznesin dhe zvogëlimin e hapësirës për informalitet dhe korrupsion, duke përmirësuar ndjeshëm klimën për biznes në kryeqytet.
Sportelet e dedikuara për biznesin do të jenë të hapura gjatë gjithë javës dhe do të kryejnë procedurat e informimit për taksat dhe tarifat vendore, pagesat e detyrimeve, regjistrimin e biznesit si dhe pajisjen me leje e licensë që Bashkia e Tiranës lëshon në fushat përkatëse. Lejet dhe licencat që kërkohen për aktivitete të veçanta ekonomike që do të merren në vijim dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentacionit do të zgjasin nga 7 deri në 10 ditë. Kryebashkiaku Basha shprehu edhe një herë vendosmërinë dhe angazhimin e tij për ta bërë Tiranën qytetin më miqësor për biznesin. Në ceremoninë e organizuar për fillimin e punës së qendrës së re të licensimit ishin të pranishëm përfaqësuesja e IFC-së, kryetari i Dhomës së Tregtisë të Shqipërisë, kryetari i dhomës së tregtisë të Tiranës, përfaqësuesi i “Bussines Albania” etj. “Unë dua të shpreh vendosmërinë time dhe të Bashkisë së Tiranës për një klimë miqësore për bizneset ekzistuese dhe ato të reja për Tiranën, si një qytet që i ofron biznesit kushtet më të mira për zhvillim dhe diversifikim të mëtejshëm, për transparencë në shërbimet e dhëna dhe dialog të vazhdueshëm dhe real me komunitetin e biznesit, sepse kjo është rruga që do të garantojë rritje të qëndrueshme ekonomike dhe shanse më të mëdha për punësimin e qytetarëve të Tiranës dhe ky mbetet prioriteti më madhor i Bashkisë së Tiranës”, - ka deklaruar Basha.
Afatet për përfitimet e lejeve e licencave sipas aktiviteteve
• Procedurat e regjistrimit në këtë qendër do të thjeshtojnë dhe reduktojnë dukshëm koston e shërbimeve që ofron Bashkia për regjistrimin e biznesit, duke reduktuar në një ditë të vetme periudhën e nevojshme për të regjistruar një biznes të ri dhe për të bërë ndryshime në informacionin për kompaninë e regjistruar.
• Sportelet e dedikuara për biznesin do të jenë të hapura gjatë gjithë javës dhe do të kryejnë procedurat e informimit për taksat dhe tarifat vendore, pagesat e detyrimeve, regjistrimin e biznesit si dhe pajisjen me leje e licensë që Bashkia e Tiranës lëshon në fushat përkatëse
• Lejet dhe licensat që kërkohen për aktivitete të veçanta ekonomike do të merren në vijim dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentacionit do të zgjasin vetëm 7 deri në 10 ditë. Kjo është një nga lehtësitë e shumta që Bashkia e Tiranës po i ofron çdo ditë biznesit kryeqytetas, duke evituar kështu një nga problemet më shqetësuese të komunitetit të biznesit: kohëzgjatjen e procedurave për pajisjen me leje dhe licensa vendore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
• Dokumentacioni i thjeshtuar, në disa raste bazuar mbi vetëdeklarimin ose aplikimin online, do të ulë kostot e biznesit për gjithë zinxhirin e veprimtarisë paraprake, që nga noterizimi, fotokopje, pajisje me certifikata apo edhe endja derë më derë.
• Në verën e këtij viti do të jetë gati plani i ri urbanistik. Kombinimi i këtij instrumenti të fuqishëm të planifikimit dhe i këtij shërbimi që u inaugurua dje do të thotë se nuk do të duhen më shumë se 55 ditë në Tiranë nga aplikimit për të filluar ndërtimin, 20 ditë më pak nga mesatarja e rajonit dhe 1 vit më pak se pak vjet më parë.