E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha viziton Brukselin, merr pjesë në samitin e PPE

Tiranë- Kryeministri Berisha është nisur mesditën e sotme në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e së enjtes të organizuar nga Partisë Popullore Europiane.

Sipas një njoftimi për shtyp në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, në samit do të marrin pjesë figura të ndryshme të politikës, si Presidenta, kryeministra dhe kryetarë partish.

Më konkretisht pjesmarrës do të jenë Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjë Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Presidenti i Rumanisë Traian Basescu, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

Samiti do të drejtohet nga Presidenti i PPE-së Wilfried Martens dhe qëllimi i mbajtjes së tij është afrimi i Partisë Popullore Europiane në çështjet europiane duke i paraprirë mbledhjes së KE- së.

Kliti Topalli/ IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Francë- Kryeministri Berisha merr pjesë në “Bota e re 2012″ Francë- Kryeministri Sali Berisha do të paraqesë sot përballë pjesmarrësve...
  2. Festivali i Sheksipirit në Londër. Shqipëria me merr pjesë me shfaqjen Henri VI Ajo është një skenë emblematike! Globe Theatre i Londrës personifikon...
  3. 92-vjetori i Kongresit, Berisha viziton sot Lushnjën Lushnjë- Teksa opozita shqiptare do të zhvillojë marshimin-homazh për të...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›