E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori kosovar ftohet në pritjen e Mbretëreshës Elizabet

 

LONDER- Ambasadori i Kosovës në Londër Muhamet Hamiti është ftuar të marrë pjesë në një pritje që Mbretëresha e Anglisë Elizabet do të zhvillojë sot në mbrëmje. Pritja për trupin diplomatik do të organizohet në Pallatin Mbretëror (Buckingham Palace) në Londër. Pritja te Lartmadhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta, në Buckingham Palace tregon se i Ngarkuari me Punë i Kosovës bëhet anëtar i plotë i komunitetit diplomatik të Londës, ka nënvizuar Miliband. Hamiti nisi detyrën e tij si ambasador i Kosovës në Mbretëri e Bashkuar një muaj më parë.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›