E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovari shpërblehet 2.4 mln euro, u plagos nga një ushtar britanik. Mediat britanike protestojne

 

LONDER-Një kosovar që u dëmtua gabimisht nga një ushtar britanik në vitin 1999 ka përfituar 2.4 milionë euro kompensim nga qeveria britanike. Agjencia britanike Maily Online publikon këtë fakt duke kritikuar qeverinë britanike për ofezën që i bën ushtarakëve të saj që dëmtohen në misione speciale, ndërsa paguan të huajt me shuma marramendëse për dëme aksidentale nga ana e ushtaravë britanikë.

Muhamed Bici sot 33 vjec është qëlluar në vitin 1999 me plumb aksidentalisht nga një ushtar britanik që shërbente në një patrulle që ruante institucione në Prishtinë. Muhamedi dhe 4 persona të tjerë ndodheshin në një makinë me armë në duar dhe po qëllonin në ajër për një festë të tyre kombëtare. Ky zakon i shqiptarëve është keqkuptuar nga patrulla angleze, të cilët kanë kujtuar se ndodheshin në një betejë dhe për këtë arsye janë hedhur në kundërsulm. Dy persona kosovare u vranë, kurse Bici u plagos në gojë. Bicit i jepet mundësia që të fluturojë në Londër dhe të bëjë ndërhyrje kirurgjikale. Pasi iu dha e drejta të qëndronte legalisht në Londër, ai kërkoi më pas nga Ministria e Drejtësisë të kompensohet për dëmin që iu bë. Ministria e kompensoi atë me 2.4 milionë euro.
Për mediat angleze ky fakt nuk përbën cudi dhe as nuk e injorojnë mënyrën e shpërblimit. Por, rasti i kosovarëve u shërben atyre për të kritikuar qeverinë angleze se shuma e paguar për shqiptarin është 18 herë më e lartë se një ushtar britanik që dëmtohet në fushë të betejës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›