Ambasadori kosovar në Tiranësot para gjykatës
PRISHTINE- Ish komandanti i UÇK-së, i cili është aktualisht ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, pritet të dalë sot para gjykatës së bashku me kryetarin aktual të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi.
Sipas informacioneve të para seanca pritet të mbahet në Gjykatën e Apelit, ku para prokurorit të EULEX-it, Selimi pritet të paraqitet në ora 15:00 .
Ata u ndaluan dje policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), nën dyshimet për krime lufte.
“Duket se janë zhvilluar hetime për vepër penale të krimeve të luftës, ndërsa detajet nuk i dimë. Besojmë se sot prokurori i Prokurorisë Speciale, i cili është edhe prokuror i EULEX-it, Salustro, do të na japë shkresa të lëndës ose do të na njoftojë ndoshta për detajet e këtyre aludimeve”, tha Gashi avokati i Selimit për europa e lirë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)