E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori rus, Abramov fton Inva Mulën në Balshoi

Ditët e Kulturës shpirtërore ruse zhvillohen nga Ambasada Ruse në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pika kulmore e aktiviteve që do të zhvillohen nga data 11-25 shtator, është mbrëmja Gala që do të mbahet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, me solistët e baletit të trupave teatrore kryesore të Rusisë

“Kjo është edhe një aktivitet me rastin e 20-vjetorit të ringjalljes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Rusisë”- u shpreh Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, zoti Leonid Grigorieviç Abramov, teksa prezantoi në një konferncë për shtyp aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e Ditëve të Kulturës Shpirtërore Ruse në Shqipëri, nga data 11-25 shtator. Ambasadori Abramov zbuloi dhe preferencat e tij përsa i përket kulturës shqiptare. Ndërkohë që bëri një rikthim në kohë, ai shpjegoi se marrdhëniet mes dy popujve janë shumë më të hershme. “Diplomati rus A.Petrjajev ka qenë de fakto përfaqësuesi i parë zyrtar i Rusisë në Shqipëri…Pavarësisht së marrëdhëniet mes dy popujve kanë qenë të faktorizuara nga historia politike e dy vendeve, unë e kam thënë gjithmonë, se dy popujt tanë ngjajnë shumë me njëri- tjetrin”- u shpreh Abramov. Ditët e Kulturës shpirtërore ruse zhvillohen nga Ambasada Ruse në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pika kulmore e aktiviteteve që do të zhvillohen nga data 11-25 shtator, është mbrëmja Gala që do të mbahet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, me solistët e baletit të trupave teatrore kryesore të Rusisë. Solistë të Teatrit “Balshoi” si Mariana Rizhkina, Ekaterina Shipulina, Mihaill Llobuhin, Denis Medvejev etj, por dhe të Teatrit “Marinskij” si Juri Smekallov, Sofja Gumerova, Danila Korsuncev, Denis Matvijenko etj,…do të sjellin pak nga shpirti rus në Tiranë. Baleti shqiptar dhe ai rus kanë një lidhje të kahershme njëri me tjetrin. Shkolla e parë e baletit u krijua pikërisht me ndihmën e mjeshtrave rus të baletit, ashtu si dhe fakti që shumë artistë shqiptarë u shkolluan në Rusi, duke sjellë përvojën e tyre, më pas në Shqipëri. “Unë e kam ndjekur nga afër jetën artistike në Tiranë. Kam marrë pjesë në shumë opera që janë vënë në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit, por dhe koncerte të ndryshme simfonike. Unë jam në Shqipëri që nga viti 2010, por Tirana nuk ishte kontakti im i parë më kulturën ballkanike. Në Tiranë kam ndjekur veçanërisht sopranon e famshme, Inva Mula, dhe e pres që të vijë edhe në “Balshoi”. Nuk mund të mos e vë në dukje që shumë artistë shqiptarë kanë patur lidhje me kulturën ruse, siç janë dhe Avni Mula, babai i sopranos, një fakt që dihet tashmë” – i bëri një ftesë publike sopranos së tij të preferuar, ambasadori Abramov

Ndërkohë solistët e baletit të trupave teatrore kryesore të Rusisë do të mbërrijnë sot në Tiranë ku, në orën 9.00, do të nisin provat për koncertin Gala që do të mbahet ditën e dielë në orën 19.00. Ata do të interpretojnë pjesë nga repertori botëror i skenave botërore që nga “Romeo e Zhuljeta”, “Liqeni i Mjellmave”, “Bajaderat” etj,..

Për drejtorin e TKOB-së, Zhani Ciko, ky është evenimenti më i madh dhe i rëndësishëm që zhvillohet në prag të sezonit të ri artistik të institucionit që ai drejton.

“Repertori që do të prezantohet të dielën është ajka e baletit klasik botëror, që fillon që nga veprat ruse dhe klasike dhe vijnë në gjithë traditën e madhe të baletit romantik, ku prioriteti i baletit rus ka qenë dhe mbetet legjendar. Nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit, kultura dhe arti rus do të zhvendosen edhe në Qëndrën Kombëtare të Filmit, ku për një javë, duke filluar nga 21 shtatori, do të shfaqen premierat më të fundit të kineastëve rusë. Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Artan Minarolli, u shpreh se për një javë, publikut shqiptar do ti ofrohen realizmet më të mira të viteve të fundit të kinematografisë ruse. A.Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›