E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arti, para dhe pas ’90-ës, prezantohet në Amerikë

Si e shohin sot artistët e rinj të Akademisë së Arteve, artin e krijuar nën regjimin komunist. Ekspozita “Fjala”, e çelur dje në Collins C. Diboll në New Orleans në SHBA, rrëfen artin para dhe pas diktaturës. Veprat e 7 artistëve shqiptarë, studentë dhe profesorë të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë në pikturë, vizatime, tekstil, foto etj, tregojnë historinë e Shqipërisë, para dhe pas viteve ’90. “Ne tregojmë përmes artit historinë tonë, para dhe pas viteve ’90. Diktaturën e kemi lënë pas dhe tashmë, për ne ka nisur një shekull i ri”- u shpreh Ardian Isufi, artist dhe profesor në Akademinë e Arteve. Vepra e artistit Eljon Naço, e shfaqur në këtë eskpozitë, i ngjan në fakt një kalliri misri. Kokrrat e misrit në fakt janë dhëmbë. “Gjatë diktaturës, artistët nuk mund të shpreheshin lirshmën me artin e tyre, sepse në rast të kundërt ,do t’ua shkulnin dhëmbët një e nga një”- shpjegon disi mesazhin e artit të tij, studenti Eljon Naço. Vepra e tij mban titullin “Hibrid”. Ekspozita e artistëve shqiptar në SHBA u bë e mundur nga Loyola University në New Orleans. Sipas kuratores Lea Kristina, artistët shqiptarë kishin prezantuar projektin e tyre në shumë universitete të SHBA-së, por vetëm Loyola University iu përgjigj pozitivisht këtij projekti, me qëllimin që të nxisë shkëmbimin artistik mes dy vendeve. “Do të jetë shumë interesante që dhe një grup artistësh nga ky universitet të organizojnë një eskpozitë të tillë në Shqipëri”- tha kuratorja, Lea Kristina. Najada Hamnza, është gjithashtu një artiste shqiptare e njëkohësisht pedagoge ne Akademinë e Arteve në Tirabë. Ka qenë pikërisht ajo, që ka ndihmuar kuratoren në organizimin e një ekspozite të tillë, në Universitetin e artit në New Orleans. Gjatë qëndrimit të artistëve shqiptarë janë planifikuar të mbahen edhe klasa të ndryshme në deparatmentin e artit, ku artistët shqiptarë do të tregojnë eksperinecat dhe përvojat e tyre për studentët. Ekspozita e artistëve shqiptarë u çel më 7 shtator dhe do të qëndrojë e hapur deri më 13 tetor. Ky aktivtet është bërë i mundur nga Zyra e Marrdhënieve me Publikun, në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ndërsa asistenca për çeljen e kësaj ekspozitë është financuar pjesërisht nga Fondi i bamirësisë “John Burton”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›